Franca ka lëshuar së fundmi një satelit komunikimi që cilësohet si fjalë e fundit e teknologjisë. Sipas mediave franceze, sateliti në fjalë u lejon forcave të armatosura të komunikojnë nga çdo pozicion dhe në mënyrë të sigurtë.

“Syracuse 4A” u ngrit nga Guajana Franceze të shtunën dhe ai është në gjendje të mbrohet nga një sulme nga toka dhe hapësira, por edhe impulseve elektro-magnetike si pasoja e shpërthimeve bërthamore.

Në muajin mars, Franca nisi stërvitjet për testimin e aftësive për të mbrojtur satelitët e vet. Stërvitja pason akuzat e Parisit ndaj Rusisë se ka tentuar të kryejë veprime spiunazhi përmes sateltit të vet “Louch” të cilin e ka pozicionuar në afërsi të satelitit ushtarak franko-italian Athena-Fidus në vitin 2017.