E pavarura MekuliPress ju rikujton se si Ministria e jashtme greke përmes fondeve sekrete ka financuar televizione, gazeta, portale e radio shqipe në Shqipëri. Pra po flasim për vitin 2018, kujton MekuliPress.
Bëhet fjalë për portalet dhe institucionet: Albanian Free Press, Noa.al, Himara.Gr, Epirus (gazetë në veri të Greqisë), Instituti i Studimeve Mediatike.

Por kjo nuk ishte lista e plotë. Dyshohej se ka edhe mjaft media të tjera që ende nuk janë bërë publike.

Dyshohet se mediat dhe gazetarët shqiptarë kanë përfituar ndër vite miliona euro nga Greqia, por së fundmi vëmendja e shtetit fqinj ishte përqendruar tek marrëveshja per delimitimin detar mes 2 vendeve. Dyshohet se financimi është bërë për mos trajtimin apo lënie në heshtje të çeshtjes çame dhe ndarjes së kufijve ujorë.

Greqia, sjellë MekuliPress.com aso kishte nisur hetimet pas publikimit të skandalit se janë shpenzuar miliona euro nga ministria e Jashtme greke për të finacnuar me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.

Janë qindra mijera euro që jepen në aktivitete në Shqipëri, ndërsa ajo çka thuhej jo zyrtarisht nëpër korridoret e ministrisë së Jashtme greke, është fakti që për të bërë marrëveshjen e detit mes dy vendeve, duhet të paguash mirë portalet shqiptare.

Prokuroria e Athinës kishte ndërhyrë për të hetuar për fondet “sekrete” të Ministrisë së Jashtme dhënë mediave shqiptare.

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias në ceremoninë e dorëzimit të detyrës i pyetur në lidhje me këtë çështje i acaruar përdorte fjalët ‘idiotësi’ dhe ‘mungesë serioziteti’.

‘Nëse është e vërtetë, gjithçka që thuhet është sikur t’u tregojmë të huajve, se nuk jemi seriozë. Ne bëmë një ligj të posaçëm për fondet sekrete të cilat kontrollohen dhe miratohen nga një këshill dhe shkojnë drejtpërdrejt në parlament’, kishte thënë ai.

Po në Kosovë cilat portale, televizione, radio e gazeta i financon Serbia, Tuqia e Mali i Zi?

Po pate mundësi, shpërndaje artikullin! Është me rëndësi.