Shkelzen Gashi shkruan:

Dush Gashi është një personalitet me integritet fort të lartë profesional e njerëzor. Ai është gazetar qe afërsisht katër dekada. Për fat të keq, deputetët e Komisionit për Media të Kuvendit të Kosovës, s’e paskanë përzgjedhë për anëtar të Bordit të RTK-së. Sidoqoftë, Dushin nuk e kam kushëri, por Kryeministri i Kosovës e ka burrë të tezes.

Në Kosovë nuk bëhet lajm që një profesionist i jashtëzakonshëm s’është përzgjedhë në bordin e RTK-së. Po ashtu, në Kosovë nuk bëhet lajm që Kryeministri i Kosovës nuk ndërhynë për ta përzgjedhë burrin e tezës në bordin e RTK-së.
Si do të vepronin kryeministrat paraprakë po të kandidonin burrat e tezeve të tyre për anëtarë të bordit të RTK-së, madje edhe pa e pas pasë përgatitjen profesionale të Dush Gashit? Si do të reagonin mediat po të përzgjedhej Dush Gashi anëtar i Bordit të RTK-së: s’do të merrej askush me përgatitjen profesionale të Dush Gashit, por vetëm me lidhjet e tij familjare me Kryeministrin?