Sa mirë që po organizohet marshi për Adrianën. Ashtu edhe duhet, por….

Le të organizohet edhe një marshim në mbështetje të të gjithë atyre që janë të sëmurë nga kanceri. Le t’a mbështesim, e mos t’a harrojmë, edhe nënën, vajzën e motrën e sëmurë nga kanceri, e cila jeton diku në një fshat a në një birucë të errët të këtij vendi; Ajo është e varfër dhe e harruar nga shoqëria e nga media. A nuk ka vlerë e familje edhe kjo e varfëra e shoqnisë tonë?
Le të dalim në marsh, të dashur lexues, le të dalim e të marshojmë, e të lutemi, e të mbështesim babin e sëmurë e të papunë, ta mbështesim djalin, fëmiun e vëllanë të prekur nga kanceri, e që jeton në vetmi e në skamje; i harruar e i lënë pas dore nga shoqnia e nga media.
Le të nderojmë e t’i mbështesim gjyshërit e gjyshet tona me kancer, që bukë e as medikamente të hanë s’kanë.
Të dashur lexues,
është shumë njerëzore të mbështesim moralish e ekonomkisht secilin e secilën nga ne, por fokusimi në një përson, duke harruar qindra të sëmurë tjerë, e që sot janë duke luftuar me kancerin, është jo humane, është përjashtuese, është trajtim ndryshe, është e dhimbshme dhe pikëlluese.
Të marshojmë e të kemi empati për të gjithë ata që sot janë të goditur nga kjo sëmundje e rëndë. Mbështetje për të gjithë, përkrahje për të gjithë, pavarësisht statusit social, pavarësisht ekonomisë, etinsë dhe religjionit.
Unë jam me ju, me të gjithë juve që jeni t’prekur nga kanceri. Edhe me ty Adrianë jam unë. Qëndro e mos u dorëzo! Sepse unë e di se cfarë është kanceri. Unë e kam përjetu, e kam luftu dhe e kam mposhtë.
Jo vetëm me ty Adrianë, por të mbështes edhe ty “anonimi” dhe i varfëri ynë.