“Fillim i mbarë i procesit të testimit të kandidatëve për 840 ushtarëve të rinj të FSK-së.” kështu e informon popullin ministri i mbrojtjes, z. Mehaj, shkruan e pavarura MekuliPress.com

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, njoftoin se sot filloi procesi i testimit me fazën e testit fizik në 5 kazermat e FSK-së.

“Me qëllim të informimit nga afër , takova anëtarët e Bordit selektues, të cilët më njoftuan për fillim të mbarë të procesit i cili do të zgjasë deri më datën 10.12.2021.

Në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes, të gjithë kandidatëve u siguroj proces fer, transparent dhe në përputhje të plotë me kushtet, procedurat dhe kriteret gjatë gjithë testimit fizik dhe procesit të testimit në përgjithësi.

Gjithashtu i inkurajoj të gjithë kandidatët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të plotë të ankesës, nëse vlerësojnë parregullësi dhe padrejtësi.”, citon MekuliPress zotin Mehaj.

“Sikur edhe më parë, edhe njëherë ftoj edhe të gjitha organizatat e shoqërisë civile dhe mediat që të monitorojnë procesin përkatës.

https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/246766424215595