Në fakt ne jemi pak më të shëndoshë në dimër sesa në verë. A është faji i dietës? Është çështje lëvizjeje? Po, por varet edhe nga drita…

Në dimër jemi pak më të shëndoshë se në verë. Dhe kjo ndodh jo vetëm sepse në verë stili i jetesës bëhet më dinamik dhe dieta, më e pasur me fruta dhe perime, bëhet më e lehtë. Është gjithashtu një çështje e dritës. Në fakt, në Universitetin e Albertës (Kanada) u zbulua se qelizat yndyrore janë të ndjeshme ndaj dritës.

Në veçanti, gjatësitë e valëve midis 450 dhe 475 nanometra, të cilat prodhojnë të ashtuquajturën dritë blu, janë në gjendje të depërtojnë përmes lëkurës deri në shtresën e qelizave yndyrore, me efektin e tretjes së yndyrave brenda tyre: pikat e yndyrës bëhen më të vogla dhe dalin nga muret qelizore që do të asgjësohen nga sistemi limfatik.

Shkurtimisht, ne jemi të “rregulluar” të djegim ose ruajmë yndyrën sipas stinës, ndoshta për t’u përshtatur me ndryshimet e temperaturës: indi dhjamor ndihmon në ruajtjen e nxehtësisë në trup dhe për këtë arsye duhet të jetë më konsistent në dimër, ndërsa në verë redukton për të lejuar që ne të qëndrojmë më të freskët. Focus

Edel Strazimiri