“Ambasadorja e vendit më të lirë të botës sillet si guvernatore, njësoj siç sillej ambasadori i Bashkimit Sovjetik në Tiranë në të shkuarën”. Kështu ka thënë Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së të thirrur prej tij, duke i mëshuar idesë se ndëshkimi ndaj tij ka ardhur nga Soros dhe jo nga vlerat e vendit të lirive. Në betejën kundër Ramës “ne u përballëm gjithashtu me një ndërhyrje brutale të diplomatëve nga një vend mik si ShBA” tha ia duke kujtuar edhe rastin e mbështetjes së Saimir Tahirit në kohën e lulëzimit të kanabisit.

Është e trishtuar e dhimshme të shohësh ambasadoren e ShBA-ve të sillet si guvernatore njësoj siç sillet ambasadori i Bashkimit Sovjetik në Tiranë dikur. Miqt e mi, këto dy perandori ndryshojnë si nata me ditën, por mjerisht burokratët nganjëherë e harrojnë këtë. President ii ShBA-ve miratoi me dekretin e tij një ambasdore të vlerave të lirisë së këtij kombi, por çfarë ndodhi në këto vite. Në kulmin e mbulimit me drogë të vendit me pjesëmarrjen e policisë, përfaqësuesi i vendit më të madh përgëzon policinë për luftën kundër drogës. Ligjërata të tëra në mbështetje në mbështetje të qeverisë dhe merret duke sulmuar opozitën dhe deklaratat e saj”, tha Berisha.

Lideri demokrat e mbylli këtë pjesë të fjalës së tij me deklaratën:.”Ne jemi dhe mbetemi parti e vokacionit perëndimor e ushtruar nga kjo nga zemrat e studentëve shqiptarë të ’91”.