Masa të jashtëzakonshme po merr policia e shtetit për protestën e ditës së hënë para kryeministrisë në ora 16.00. Protesta do të organizohet kundër ardhjes së Vuçiqit në Tiranë.

Mbi 9 mijë efektivë policie do të jenë në Tiranë.

Në kryeqytet mbërrin presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri në detyrë i Maqedonisë së Veriut, Zaev.

Protesta do të jetë përveç pakënaqësisë ndaj kryeministrit Rama për situatën ekonomike, por edhe për ardhjen e Vuçiç.

Organizator i kësaj proteste mbetet ish-kryeministri Berisha. Ndërkohë Lulzim Basha nuk e njeh këtë protestë.

Organizatorët kanë garantuar se protesta do jetë vetëm paqësore për ti treguar kryeministrit se nuk mund të qeverisë më me Bashën dhe oligarkët.