Me 8,180,295.55 kilometra në orë, sipas llogaritjeve të Larry Silverberg, profesor i inxhinierisë mekanike dhe të hapësirës ajrore në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut: Babadimri ose Santa Claus do të duhet t’u japë dhurata rreth 200 milionë fëmijëve të shpërndarë në 517,997,622 kilometra katrorë në prag të Krishtlindjeve. Meqenëse në çdo shtëpi jetojnë mesatarisht 2.67 fëmijë, bamirësi i moshuar do të ketë rreth 75 milionë shtëpi për të vizituar, në një distancë mesatare prej 2.62 kilometrash dhe do të duhet të përshkojë afërsisht 196.340 kilometra.

Për të mbuluar këtë distancë në vetëm 24 orë, Babadimri do të duhej të fluturonte, i kompletuar me drerët dhe slitën, me një shpejtësi prej 8,180,295.55 kilometra në orë, rreth 130 herë më e ngadaltë se shpejtësia e dritës, e barabartë me 300 milionë metra në sekondë. Për ta bërë këtë, propozon Silverberg, ai mund të shfrytëzojë atë që shkencëtari i quan “retë relativiste”, të cilat do t’i lejonin atij të zgjeronte kohën si një llastik, duke i garantuar atij disa muaj për të dorëzuar të gjitha pakot, ndërsa për ne të vdekshmit do të duheshin vetëm disa minuta.

Por Babadimri mund të vendosë të përdorë disa slita në të njëjtën kohë për të kursyer kohë. Nëse do të përdorte 750, raporton faqja e internetit Popular Science, çdo slitë do të duhej të udhëtonte me rreth 128.75 kilometra në orë, një skenar shumë më realist. FCS

Edel Strazimiri