Nuk kanë të ndalur skandalet brenda RTK-së.

Së fundi drejtori i televizionit, Festim Kabashi ka iniciuar procedurë disiplinore kundër gazetarit Blerim Haxhiaj me arsyetimin se ka marr pjesë në cilësinë e opinionistit në mediat tjera.

Por sipas burimeve të Syrit, Menaxhmenti i RTK-së censuroi një intervistë me Haxhiajn të realizuar nga redaktori Zejdush Kastrati ku temë ishte situata në Shqipëri.

Se ka censur brenda RTK-s, e konfirmon edhe autori i emisionit ‘n’Kuvend’ Zejdush Kastratit’, ku konfirmon se pikërisht emisioni që fliste për zhvillimet në Shqipëri nuk u transmetua sepse mysafirë ishte Blerim Haxhiaj.

” Edhe une  muajin e kaluar, ne emisionin “ nkuvend” te Rtk-se, kisha mysafir pikerisht Haxhiun dhe folem per zhvillimet politike ne Shqiperi, me theks ne Partine Demokratike , por per habi timen  ky emision nuk u editua fare !
Arsyetimi ishte shume  banal :”    Nuk praktikohet puntoret e Rtk-se me dal ne mediumin ku punojne…”
Nuk me ka rastis asnjehere, as ne mediet tjera ku kam punu te me bllokohej ndonje emision , kurse ne mediumin   publik -Po..!
E kuptoj, “fajet” i ka  Blerim Haxhija, sepse per gazetari duhet me ia hjek kapuqin, por fatkeqesisht te tillet nuk i duhen Rtk-se..!” shkruan në reagimin e tij, Kastrati.

Nuk është hera e parë që në RTK censurohen intervistat të personave që nuk i shkojnë përshatit menaxhmentit.

Kundër vendimit të Festim Kabashit kundrejt gazetarit Haxhiaj, për komision diciplinor ka reaguar edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha.

Hoxha në një postim në Facebook përmendi disa emra të gazetarëve të tjerë, që shfaqen çdo ditë në ekran dhe drejtori Kabashi me bashkëpunëtorët e tij heshtin.

https://www.facebook.com/zejdush.kastrati.9/posts/3099567540294831