Ferid Muradi lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Whiting, Indiana, ShBA, është studjues shqiptaro-amerikan i mjekësisë, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998.

Kombi shqiptar përherë ka nxjerrë njerëz të shquar që ia kanë rritur krenarinë dhe e kanë radhitur përkrah kombeve të mëdhenj me njerëz të shquar.

Njëri ndër shqiptarët me emër është pa dyshim edhe Ferid Muradi, fituesi i Çmimit Nobel në Mjekësi, më 1998, për zbulimin lidhur me zbatimin e oksidit nitrik si molekulë sinjalizuese në sistemin kardio-vaskular. Ai përbën gjithashtu një nga figurat më të spikatura në radhët e shqiptaro – amerikanëve, shkencëtari që ka arritur të fitojë mirënjohjen më të madhe në botën akademike amerikane.

Dr. Ferid Muradi, i dyti nobelist shqiptar pas Nënë Terezes, me këtë çmim të lartë që ka fituar e me zbulimet e tij në shërbim të njerëzimit na nderon sot të gjithëve ne. Shqiptarët edhe pse janë të ndarë e të copëtuar në disa shtete, mbeten krenarë për personalitetet e shquara të tyre.

Kombi i Nënë Terezës, Ferid Muradit e Ismail Kadaresë, është ballëlartë që ka nxjerrë figura të tilla që e ngrenë atë në lartësinë e kombeve të mëdhenj.(po)