Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e energjisë.

Në mbledhje është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët.

“Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90 milionë euro. Vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët” raporton RTK.

Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend.