Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka dalë me deklaratë pasi Rusia filloi sulmet ndaj Ukrainës.

Përmes një komunikatë për media ministria e Mbrojtjes së Kosovës kanë thënë se nëse kërkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata do të ofrojnë kapacitetet operacionale të FSK-së.

“Në anën tjetër, nëse kërkohet nga SHBA, si partneri dhe aleati ynë jetik, për angazhimin tonë, jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së që ata vlerësojnë se mund të jenë kontributore në operacionet e mundshme. Republika e Kosovës është e bashkuar fuqishëm me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, aleatët e tyre nga NATO dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Po ashtu nga kjo ministri kanë kërkuar që ShBA të miratojë kërkesën tonë të kahershme për vendosjen e Bazës së Përhershme Ushtarake Amerikane në Kosovë.

“Duke pasur parasysh, kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë shumë seriozisht mjedisin e sigurisë, paqes, stabilitetit dhe demokracisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor, nga politika destruktive dhe agresive e Rusisë dhe aleatëve të saj, është koha që SHBA të miratojë kërkesën tonë të kahershme për vendosjen e Bazës së Përhershme Ushtarake Amerikane në Kosovë”, thuhet më tutje në njoftim.

Më poshtë gjeni kominikatën e plotë tëMMRK:

 

https://www.facebook.com/OfficialMFSRKS/posts/319528643532911