Mastercard bllokon bankat ruse

Kompania e karteleve të kreditit ‘Mastercard’ deklaron se kanë bllokuar një sërë institucionesh financiare ruse nga rrjeti i tyre i pagesave. Arsyeja është pushtimi i Ukrainës nga Rusia, raporton The Guardian.

Mastercard do të vazhdojë të punojë me autoritetet në ditët në vijim, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Ata premtojnë gjithashtu se do të dhurojnë 2 milionë dollarë për punën humanitare.