Shkolla e Oslos kërkon leje për të shpërndarë tableta jodi

Shkolla Lysejordet në Oslo u ka dërguar një letër prindërve të nxënësve duke kërkuar pëlqimin e tyre për shpërndarjen e tabletave të jodit tek fëmijët, shkruan TV2, përcjell e pavarura MekuliPress.com

– Në rast të një incidenti bërthamor, mund të jetë e rëndësishme shpërndarja e tabletave të jodit për fëmijët/nxënësit. Ky përfundim vie pas një rekomandimi nga Komiteti i Krizave për Përgatitjen Bërthamore, shkruan shkolla në një formular të shpërndarë tek prindërit.