Gjykata Ndërkombëtare Penale ka hapur një hetim për krimet e mundshme të luftës në Ukrainë. Ky është hapi i parë i një procesi që mund të çojë në ngritjen e akuzave kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë të Kremlinit në Hagë. Prokurori Karim Khan tha se në hetim do të përfshihen shkeljet e raportuara deri më tani dhe çdo krim të ri lufte që mund të pretendohet nga secila palë e konfliktit në çdo pjesë të territorit të Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia refuzon kategorikisht hetimin, duke rikujtuar që Rusia nuk është pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Ndërkohë, në terren vijon mbledhja e provave që vërtetojnë se ushtria e Moskës ka kryer krime lufte me sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve, duke përdorur madje dhe armë të ndaluara, si bomba thërrmuese.