Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka kërkuar. Dimitri Kuleba, gjatë një bisede telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, ka kërkuar më shumë armë nga SHBA. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Kuleba, i cili përmes një postimi në twitter ka zbardhur bisedën e tij me Blinken.

‘Pata një telefonatë me @SecBlinken për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë derisa ajo të ndalojë luftën e saj kundër Ukrainës dhe të tërheqë forcat e saj. Përpjekjet e koordinuara për të parandaluar shmangien e sanksioneve. Theksova: Ukraina ka nevojë për dërgesa shtesë të armëve, veçanërisht për Forcën tonë Ajrore, tani’, shkruan në postimin e tij Kuleba.