Kryeministri Albin Kurti ka folur për Fondin e Sigurisë, duke theksuar se populli ynë e di më shumë se kushdo tjetër se çdo arritje duhet të sigurohet.

“Nëse shekulli i shkuar ishte ai rezistencës, shekulli XXI është shekulli i shtetndërtimit”, ka shkruar Kurti në reagim.

Ai e di se dialektika e historisë sonë ka kaluar nga rezistenca te liria, nga liria te siguria. Sikurse e di edhe se pa ushtri cilësore dhe pa popull aktiv, asnjë projekt nuk është i sigurtë.

“Fondi i sigurisë synon një nga përbërësit më të fuqishëm të themeleve të së ardhmes. Kontributi dhe sakrifica kryhet në tashmen për të vendosur sigurinë në të ardhmen. Buxheti prej 100 milionë euro që kemi ndarë për Ministrinë tonë të Mbrojtjes është më i madhi ndonjëherë. Por tani si asnjëherë më parë duhet të jetë edhe më i madh, sepse investimi në siguri është investimi më i sigurtë. I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës sonë, së bashku me bashkatdhetarët tanë në diasporë, që të ndajnë thirrjen dhe të kontribuojnë në ngritjen e sigurisë shtetërore.”, ka shkruar kryeministri.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/501044098055989