Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump theksoi se SHBA duhet të ndihmojë me ndalimin e “sulmit të vrazhdë” rus në Ukrainë, duke hequr në mënyrë të përhershme varësinë ndaj energjisë nga Rusia.

Ai i tha mbështetësve të tij në një mbledhje në Karolinën e Jugut se ai mendon që konflitikti mund të sjellë një luftë të “Tretë Botërore”.

Trump shtoi se pavarësisht lajmeve negative për të, personaliteti i tij është ajo që e ka mbajtur amerikën larg luftrave, duke përmendur se ka qenë i vetmi president në 4 dekada, që nuk çoi Amerikën në ndonjë konflikt të ri.

“Lajmet e rreme thanë se personalitet im do na çonte në luftë.  Po ja u them unë, ai personi do të na çojë në luftë.  Personaliteti im ka qenë ai që na ka mbajtur larg lufte.  Kam qenë i vetmi president në thuajse 4 dekada që nuk ka futur amerikën në nodnjë konflikt të ri. Nën presidentin Joe Biden, Amerika nuk shkakon as frik dhe as nuk respektohet”, u shpreh Trump

Sulmi rus është kritikuar në të gjithë botën dhe Moska është përballur me sanksione të forta perëndimore.

Bombardimet e rusisë kanë lënë mijëra njerëz të ngecur në qytetet e pushtuara dhe kanë bërë që mbi 2.5 milionë ukrainas të kërkojnë strehë tek vendet fqinje.

Rusia i ka quajtur veprimet në Ukrainë një “operacion të veçantë ushtarak”.   Ish-presidenti Trump përsëriti gjithashtu në fundjavë pretendimin se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të manipuluara, ndërkohë që sinjalizoi se do të garojë përsëri në vitin 2024.  “Mund të na duhet të kandidojmë përsëri” – tha Trump përballë mbëshetësve të tij.

Klevis Llaha / SCAN