Katastrofa e Çërnobilit ishte një aksident që ndodhi me 26 prill të vitit 1986 në një prej reaktorëve të centralit bërthamor, pranë qytetit Pripyat, në veri të Ukrainës që asokohe ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Konsiderohet si një prej katastrofave më të rënda në histori si për pasojat, ashtu edhe për numrin e viktimave.

Bashkimi Sovjetik ndërtoi një mburojë që u njihet si “sarkofagu (arka)” i centralit bërthamor. Më shumë se 400 mijë metër kub beton dhe 7 mijë e 300 tonë metal u përdorën për ndërtimin e tij. Sarkofagu ‘varrosi’ reaktorin numër 4 që shpërtheu. Kjo strukturë mbrojtëse mbajti të mbyllur 200 tonë lavë radioaktive, 30 ton pluhur shumë të ndotur dhe 16 tonë uranium e pluton.

Kjo mburojë reduktoi shpërndarjen e radioaktivitetit dhe ndërkohë mundësoi venien e reaktorëve të padëmtuar në punë. Në dhjetorin e vitit 1988, shkencëtarët sovietë njoftuan se jetëgjatësia e këtij sarkofagu do të ishte 20-30 vjeçare e pas kësaj peridhe do të kërkonte ndërhyrje.

Në vitin 1998, me ndihmën e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, u realizua një program konservimi që parashikonte përforcimin e strukturës. Mburoja e re që iu vendos sarkofagut, mundësonte çmontimin e sarkofagut dhe lëvizjen e materialit radiaktiv. Pastrimi bërthamor është planifikuar që të përfundojë në vitin 2065.