Siç raporton “Footmercato”, Paris Saint-Germain do të ishte gati ta shiste Neymar te klubet e mëdhenj evropianë, duke filluar nga Barcelona, ​​ish-skuadra e “playmakerit” brazilian. Pas humbjes dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve ndaj Real Madridit, braziliani përfundoi në syrin e ciklonit me kritika, u vërshëllye dhe ofendua nga tifozët parizianë gjatë ndeshjes kundër Bordeaux.

Kontrata e tij skadon për tri vite, por nuk është më i paprekshëm. Përkundrazi, javët e fundit PSG është përpjekur t’ua ofrojë të interesuarve, kryesisht Blaugrana-ve. Mbetet për t’u parë nëse lojtari është gati dhe mbi të gjitha nëse një klub do të dëshirojë “të vërë bast” të madh për një lojtar që muajt e fundit ka qenë vetëm hije e vevetes.

I mbërritur në Paris në vitin 2017 për 222 milionë euro, braziliani nuk i përmbushi pritshmëritë e shumta që tifozët kishin tek ai; as pas nënshkrimit të Kylian Mbappe fillimisht dhe më pas Lionel Messit. Parizienët kanë kontaktuar Barcelonën për ta shitur, por Blaugranët do të donin të merrnin një “9” të vërtetë.

Pastaj katalanasit nuk mund ta përballojnë financiarisht nënshkrimin e brazilianit. Ajo që duket e sigurt është se transalpinët duan një rrugëdalje të ndershme nga Neymar, duke shpresuar për ta kufizuar financiarisht dëmin.