Renault do të ndalojë të gjitha operimet në fabrikën e saj në Moskë me efekt të menjëhershëm, tha prodhuesi francez i makinave këtë të mërkurë.

Kjo masë vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj, përmes lidhjes videotelefonike foli më herët gjatë ditës me Asamblenë Kombëtare Franceze, shkruan MekuliPress.

Në këtë fjalim ai i kërkoi Renault-it dhe kompanive të tjera franceze që janë ende në Rusi që të përfundojnë aktivitetet atje.

“Ata duhet të ndalojnë sponsorizimin e makinës ruse të luftës”, tha Zelensky.