Serbët e Kosovës kanë paralajmëruar protesta të premten lidhur me kundërshtimin e Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë në formën siç kërkon Serbia.

Mediat në Kosovë gjatë të premtes kanë raportuar se Kosova po dërgon Njësinë e saj Speciale në veri për shkak të këtyre protestave.

Mirëpo, Policia e Kosovës e mohon se Njësia Speciale ka shkuar sot në drejtim të veriut për ndonjë aktivitet të caktuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për KOHËN se lëvizjet e Njësisë Speciale janë të zakonshme.