Chris Rock bëri një shaka për sa ipërket stilit të flokëve të Jada Pinkett Smith, e cila duket se nuk i shkoj mirë bashkëshortit të saj Will Smith.

Teksa prezantonte çmimin për dokumentarin më të mirë, Rock tha me shaka: “Jada të dua, “G.I. Jane 2″, mezi po pres ta shoh”.

Kamera preu Pinkett Smith, e cila rrotulloi sytë teksa ishte ulur pranë bashkëshortit të saj.

“Ishte një gjë e bukur,” tha Rock, duke u shfaqur duke iu përgjigjur shakasë që nuk shkoi mirë.

Pinkett Smith ka folur hapur për luftën e saj me alopecinë, një çrregullim autoimun që çon në rënien e flokëve.

Rock më pas tha: “Oh uh” dhe qeshi ndërsa Smith eci drejt tij në skenë dhe dukej se do e godiste Rockun në fytyrë dhe në të vërtetë ashtu ndodhi.

Smith tha dy herë gjatë incidentit, sipas Elamit, “Mbaje emrin e gruas sime nga goja jote!”

Rock u përgjigj: “Oh, wow.”

Teatri heshti dhe Rock tha: “Ajo ishte nata më e madhe në historinë e televizionit”.