Pas masakrave në Bucha dhe Borodyanka si dhe sulmit me raketa në stacionin e trenit, dhjetëra civilë janë gjetur të vrarë në një tjetër varr masiv pranë Kievit.

Forcat ukrainase të sigurisë, kanë zbuluar një varrezë tjetër masive në Buzova, ku janë gjetur dhjetëra trupa të pajetë. Ende nuk dihet numri i viktimave brenda tij, por autoritetet po dokumentojnë ngjarjen, për të denoncuar më pas këto krime lufte.

Sipas kryebashkiakut të Dmytrivka, varreza masive u gjet shumë pranë një stacioni shërbimi në Buzova.