Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur sot për sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Kryeparlamentari Konjufca theksoi se këto sulme në veri të Kosovës kanë për qëllim ta destabilizojnë Kosovën ashtu që invazioni rus mbi Ukrainën të shpërndahet edhe në pjesët tjera të Evropës.

Sipas tij, këto sulme mbi Policinë e Kosovës janë interes i presidentit rus, Vladimir Putin që ta shpërndajë konfliktin edhe nëpër vende të tjera.

“Provokimet janë të qarta, këto sulme janë të pa tolerueshme, ato po vijnë prej strukturave të cilat drejtpërdrejt janë të lidhura me Serbinë, kjo për arsye se Serbia gjithmonë ka interes për destabilizimin e Kosovës, edhe po shërben sikur platformë e Rusisë për ta shpërndarë edhe në pjesët tjera të Evropës luftën të cilën e ka nisur përmes invazionit mbi Ukrainën më tepër se një muaj më parë”.