Turqia ka kundështuar planet e SHBA për krijimin e një force ushtarake të Detit të Zi.

“I komunikuam Rumanisë dhe Bullgarisë të mos veprojnë me nxitim”, është shprehur ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Sipas gazetës turke, “Hurriyet” Turqia e kundërshton kthimin e Detit të Zi në një zonë rivaliteti, ndonëse planet e SHBA synojnë kufizimin e Rusisë në një rajon delikat. Plani bie ndesh me analizat e shumta tyë këtyre kohëve që e shohin invazionin rus në Ukrainë si pasojë të planeve të hershme të zgjerimit të NATO-s drejt zonës sovjetike.