Gjermania ka njoftuar se ka reduktuar sasinë e importit të lëndëve djegëse fosile nga Rusia.

Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë publikoi të dielën statistika që tregojnë se si konsumi i naftës, gazit dhe qymyrit të importuar nga Rusia kishte rënë ndjeshëm që nga pushtimi i Ukrainës.

Më poshtë ju sjellim disa prej statistikave të publikuara nga Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë:

Importet e naftës ruse kanë rënë nga rreth 35 në 12 për qind.

Importet e gazit rus kanë rënë nga 55 në rreth 35 për qind.

Importet e qymyrit rus kanë rënë nga 50 në rreth 8 për qind.

Ndryshe, Gjermania planifikon të heqë dorë nga gazi rus deri në vitin 2024 ndërsa nga nafta dhe qymyri shumë më shpejt.