Një koment i ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov se Adolf Hitleri ka patur gjak hebre, ka provokuar reagime nga Izraeli. Ministria e Jashtme e Izraelit ka thirrur në takim ambasadorin rus për të sqaruar kërkuar ndjesë. Nga ana tjetër, kryeministri Naftali Benett ka deklaruar se: Gënjeshtra të tilla synojnë fajësimin e hebrejve për krimet më të tmerrshme në histori dhe kështu të çlirojnë nga përgjegjësia shtypësit e tyre.

Lavrov i bëri komentet gjatë një programi televiziv në Itali, Zona Bianca, gjatë së cilës u pyet sesi mund të bëhet denazifikimi i Ukrainës, kur presidenti i saj është vetë hebre.

Mund të jem gabim, por Hitleri po ashtu kishte gjak çifut. Që Zelensky është çifut, kjo nuk do të thotë asgjë. Hebrejtë e mençur thonë se zakonisht antisemitët më të mëdhenj janë hebrej, ka thënë ai.

Homologu i tij izraelit, Yair Lapid e ka cilësuar deklaratën si të papranueshme me një gabim historik të tmerrshëm në të.

Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrejve është të akuzosh vetë hebrejtë për antisemitizëm, shkruan Lapid.