Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviç, ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje me Turqinë për lëvizjen e shtetasve serbë në këtë vend vetëm me karta identiteti.

Ne presim që të diskutojmë një numër çështjesh në fushën e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, finalizimin e marrëveshjes së lëvizjes së qytetarëve tanë me karta ID në Turqi, ka thënë ai.

Staroviç ka nënvizuar se këto çështje do të diskutohen gjatë një vizite të afërt të presidentit turk Erdogan në Serbi, e paralajmëruar nga një deklaratë e ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, sipas të cilit Ankaraja synon që shkëmbimi tregtar me Serbinë të shkojë nga 2 miliardë dollarë në vit në 5 miliardë dollarë në vit.