dyanshëm i informacionit midis zemrës dhe trurit, qëndron në themel të gjithë përvojës së ndërgjegjshme të emocionit, dhe mbi të gjitha, të intensitetit të tij.

Një këndvështrim ky krejtësisht i ri, nëse përjashtojmë disa teori të propozuara në fillim të shekullit të kaluar. Pasi deri më tani, aktiviteti kardiovaskular është parë si një mbështetje e thjeshtë metabolike ndaj trurit, dhe besohej se vetëm truri ishte vendi ku ndodhnin procesetbiologjike përgjegjëse për përvojën e ndërgjegjshme emocionale.

“Ky zbulim, mund të ketë pasoja domethënëse në kuptimin e çrregullimeve mendore dhe marrëdhëniet e tyre me shëndetin fizik, dhe të shpjegojë se përse njerëzit me çrregullime

si depresioni, janë më të rrezikuar të preken nga sëmundje të zemrës ose anasjelltas, tek subjektet me probleme kardiake, ka një rritje të ankthit dhe depresionit”– shprehet KlaudioXhentili i Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme dhe Qendrës për Shërbime Klinike Psikologjike të Universitetit të Padovës.