Grenell ka reaguar keq për arrestimin dhe shpalljen “non grata” të spiunes ruse, Daria Aslamova. Grenell është edhe kundër masave të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë së Vuciqit: “Po kështu është edhe refuzimi i afisheve serbe në targa”, kritikon pa asnjë logjikë Qeverinë Kurti njeriu që sponzorizon intereset serbe në Kosovë, Grenell.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte shkruar në Twitter se rusja Aslamova u arrestua në të njëjtën ditë kur Policia e Kosovës u sulmuan nga bandat kriminale në veri të vendit, e Grenellit nuk i pëlqeu ky veprim i shtetit të Kosovës dhe tha se ky “është një precedent i tmerrshëm”.

“Ndërsa ju keni çdo të drejtë të dëboni individë pro-rusë (ose këdo) që nuk ju pëlqen, po krijoni gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk i pëlqejnë…. Është një precedent i tmerrshëm”, propagandoj Grenell.

“Po kështu është edhe refuzimi i afisheve serbe në targa”, shtoi ai, duke rikonfirmuar qëndrimin e tij kundër çdo lloj mase reciprociteti me Serbinë që Kosova me të drejtë synon ta vendos ndaj Serbisë fashiste.