Presidenti shqiptar Bajram Begaj në intervistën e parë televizive në Kosovë, ndër të tjera tha se nisma rajonale ”Open Balkan” duhet të përkrahur, dhe që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhen të përfshihen.

Është Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina që nuk janë pjesë e nismës.

Kurse nga ana tjetër, tha se liberalizimi i vizave është i vonuar, dhe që është një e drejtë e mohuar e qytetarëve të Kosovës.