Si mund të përshkruhet trupi i njeriut, pa e krahasuar atë me një makinë? Si në çdo makineri, çdo ingranazh punon në funksion të gjithë të tjerëve, në trupin tonë çdo qelizë, nerv e organ punon për ta bërë efikas makinën si një e tërë:kemi një zemër që pompon gjakun duke e çuar atë kudo ku duhet; jemi të pajisur me veshkat, të cilat pastrojnë gjakun nga helmet duke i nxjerrë ato jashtë nëpërmjet urinës; kemi mekanizma që na japin energjinë që na duhet, në mënyrë që të kryejmë aktivitetet tona të përditshme, dhe kur është e nevojshme të na shtyjnë përtej kufizimeve tona.

I kërcënuar vazhdimisht nga agjentët e jashtëm, trupi është çdo ditë në një luftë për mbijetesë, për të ruajtur veçoritë e tij dhe garantojë funksioniminn e çdo pjese në favor të së gjithës:jemi të rrethuar nga baktere dhe viruse, të cilat mund të na sulmojnë në çdo kohë përmes lëkurës, frymëmarrjes apo asaj që konsumojmë; trupi lufton dhe na shëron nga sëmundjet e ndryshme, i reziston kërcënimeve, ndonëse njeriu nuk është i vetëdijshëm për asgjë nga këto.

Falë teknologjive dhe arritjeve të reja në mjekësi, ka qenë e mundur të studiohet çdo aspekt i trupit tonë:mund të studiojmë lëkurën, shohim formën e secilit organ, udhëtojmë përmes rrahjes së zemrës dhe mësojmë sesi është ndërtuar ajo dhe si funksionon. Trupi është një makinë që ndonëse mund të jetë potencialisht e përsosur, mundet gjithësesi të degradojë:mplakja, sëmundjet, gabimet gjenetike mund ta transformojnë trupin tone, duke e bërë atë më pak të efektshëm, dhe çuar deri dhe në vetë fundin e jetës tonë.

Aty ky trupi s’mund të mbërrijë, shkenca sjell kontributin e saj themelor për të siguruar që makina njerezore të rrikthehet të jetë efikase, dhe e ruajtur kësisoj jetën. Por ta mendosh hollë, çfarë është shkenca nëse jo një mbrojtëse e mendjen dhe trupit të njeriut? Këtu, pra rrethi mbyllet:trupi i njeriut është një makinë perfekte.