Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në stilin e tij të zakonshëm vajtues, në konferencën propagandistike të sotme për shtyp ka folur se cilat ishin 6 pikat që i kërkoj Republika e pavarur e Kosovës, shkruan MekuliPress.

Miku i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, numron me pikëllim pikat logjike të kërkesave të Qeverisë së Kosovës:

“Prishtina erdhi me idenë e diskutimit të një marrëveshjeje të përgjithshme prej gjashtë pikash: njohjen reciproke dhe hyrjen e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare; zgjidhjen e problemeve nga e kaluara, konstatimin dhe zgjidhjen e problemeve të personave të zhdukur dhe të dhunuar, personave të zhvendosur, kthimin e artefakteve, kinse ua kemi vjedhur; financat, gjegjësisht kompensimet e luftës; bashkëpunimi në të ardhmen në marrëdhënie reciproke dhe të njëjtat të drejta të serbëve në Kosovë si shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë. Gjithashtu, rishqyrtim të marrëveshjeve të negociuara më parë”, theksoi Vuçiç.