Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Republikës së Kosovës.

Kosova dhe Serbia ka arritur marrëveshje për çështjen e dokumentave për hyrje-dalje, duke i shfuqizuar ato. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Borrell, tha se “Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për qytetarët që kanë letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për qytetarët serb”.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Lajçak po ashtu, i cili ka falënderuar SHBA-të për këtë arritje.

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, e ka falënderuar të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje për qytetarët e të dyja vendeve.