E pavarura MekuliPress ju sjell disa thënie të At Zef Pllumit:
Kurrë se kam kuptue sesi nji popull i vogël si shqiptarët ka mujt me nxjerr kaq shumë rrugaça.
Ky popull asht mësue që, edhe me i shtie opangën në gojë, nuk flet, as bërtet.
Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem.
Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnua bijtë e vet të këqij.
Ziliqarit mos i trego as ëndrrën që ke parë.
E keqja neve na vjen prej vetvedit, prej njani – tjetrit, prej shqiptarëve. Na s’kemi dashuni njani me tjetrin, kemi inate, e mllef e kurgja tjetër.
Kur njeriut t’i mungojë zemra nuk asht ma njeri.
Ma mirë djepi bosh, se dreqi n’ta.
Duhet ndërru truni i këtij populli. Prandaj mendimi im është që pa iu ndërru truni këtij populli- e truni ndërrohet në shkolla kryesisht- dhe pa u formu një çetë intelektualësh me pikëpamje perëndimore, ne nuk kemi kurrsesi si menojmë me hy në Europë.