Kryetari i Komunës, Dr. Ramiz Lladrovci mbështetë kërkesat e tyre legjitime për paga më të dinjitetshme të të gjithë zyrtarëve publik si dhe mirëpret unitetin e grevistëve në Komunën që ai drejton.

“Shpresojmë që sa më parë të bëhet zgjidhje për kërkesat e tyre legjitime dhe të kthehet normaliteti në punë.

Njëherit ju kërkojmë falje gjithë qytetarëve që këto ditë janë duke u ballafaquar me probleme në marrjen e shërbimeve të ndryshme, duke kërkuar mirëkuptimin e tyre për kërkesat legjitime të punëtorëve të sektorit publik”, thuhet në njoftimin e komunës.