Prindër të dashur,
Fëmijë të dashur,
Ne, Redaksia e MekuliPress, kërkon falje nga ju! Kërkojmë ndjesë prej juve sepse edhe ne dështuam. Kërkojmë mirëkuptim nga ju, të dashur, sepse nuk mund të ndikonim aq sa duhej, e si duhej, në ndalimin e shkatërimit të ëndërrës e të lumturisë t’uaj.
Ne jemi mërzitë, fort jemi mërzitë për Ty, fëmi. U pikëlluam sepse ishim ne, të rriturit (ama vetëm fizikisht t’rritun) që ju grabitem lumturinë. Fëmijë të dashur, sot, ne, para jush jemi marru: a ka marre ma t’madhe se sa me t’përdorë ty si municion për me arritë qëllimet e flliqta politike!?
Të dashur fëmijë e të nderuar prindër,
Ne ju urojmë shëndet dhe lumturi në familjet tuaja dhe tejkalim sa më të lehtë e sa më të shpejt të situatës të pakapshme aktuale, që e bëri prapambeturia e të “rriturve”.
Mekulipress, për sot gjenë rastin, si formë kryengritje e pakënaqësie ndaj veprave të të “rriturve” të përsëritë e të sjellë poetin tonë të madh Esad Mekuli me poezinë “GJYKIMI”:
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
për ne-
(Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i
madh!)-
dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet
tona, shtërzimet’
për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të
mbërrimet tona…
Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja
-pos vorreve dhe padijes;
kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija-
si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve
tanë-breznitë,
dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës
së Re-dhe plot diell e dashni;
do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me
binduni fëmive të vetë
si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja,
fabrika dhe katunde…
si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime-
tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë…
(Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çd! o gja, si me
qenë mjeshtra çollakë,
me pak dije po me shumë e shum vullnet…)