Elvis Hoxha

VloraÇitaku mashtron dhe Nacionalja e shpërndan.
Postimet e mi gjithnjë e kanë thënë se kosovarist është çdokush që i thotë shqiptarëve që jetojnë në troje të tjera: “Mos i fut hundët në Kosovë. Shporru prej Kosove”.
Berat Buzhala mashtron. Unë nuk punoj këshilltar as për Kryeministrin dhe për asnjë ministër në Kosovë. Nuk kam asnjë lloj marrëdhënieje financiare me qeveri a me funksion publik në Kosovë. Jetoj dhe punoj në Tiranë, gjë që nuk më pengojnë të mendojnë për Kosovën.
Berat Buzhala mashtron dhe thotë se kam qenë kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Natyrisht ai nuk sjell asnjë fakt për këtë. Ndërsa unë në atë kohë, isha në cilësinë e pjesëmarrësit të thjeshtë në çdo protestë të organizuar nga mërgata dhe në çdo aktivitet të Comité de Kosovo. Kjo është e vërteta e thjeshtë, por as Berati e as Vlora nuk e kanë problem mashtrimin. Bashkë me ta, as ata që gjithë ditën e djeshme mashtronin dhe me thoshin të shporresha prej Kosove. Këta janë adresa fake, por dhe me mendësi kosovaristësh.
Berati thotë se unë jam enverist. Në regjimin stalinist të Enver Hoxhës, 4 burra të familjes sime të ngushtë kanë qenë në burg dhe janë torturar shumë rëndë. Dy vdiqën shumë herët pas burgut. Nga Berati nuk kërkoj as ndonjë falje dhe as ndonjë brerje ndergjegje. E kuptoj që lukunia e njerëzve që i besojnë infot e tij nuk e kanë hallin tek e vërteta, por te mundësi në zbehje e korruptimit.
Berati e ftoi Rrahmanin në një video të punuar me kujdes. Por nuk e pyeti në ndjehet ky i fyer për kritikat që unë kam bërë për cilësinë e arsimit. Sa për dijeni, profesionin im është mësimdhënës. Cilësia e arsimit dhe programeve ka rënë. Unë e kam kryer arsimin në Tiranë dhe Paris. Pas kthimit kam parë me dhimbje si në Shqiperi edhe Kosovë punësimi me miq që e ka ulur fort përgatitjen e nxënësve. Rrahman Jasharaj nuk është ofenduar kurrë nga rënia e cilësisë në arsim. Berat Buzhala dhe Vlora Çitaku nuk e kanë merak krizën e cilësisë së pedagogjisë në arsim. Injoranca iu bën punë të këtyre të dyve. Mund të mashtrojnë pa pushim dhe të besohen pa problem. Por rezultatet e dobët në mësim nuk i bëjnë punë asnjë sindikate.

Unë vetëm një herë iu referova një lajmi të pasigurtë dhe kërkova falje. Ndërsa këta nuk kërkojnë asnjëherë falje, madje janë shumë të lumtur kur lajmet e rreme i shpifin po ata vetë.

Për fund, për mua nuk janë problem shpifjet e Beratit. Për mua mbetet problem analfabetizmi funksional që po rritet në masë dhe cilësia në rënie e mësuesve të ardhshëm.
Dje u morën me emrin tim, në vend që të merreshin me çështjet e arsimit. Më pas kuptuam që Rrahman Jashari e lidh duktaturën me 100 euro, ndërsa unë e lidh diktaturën me instalimin e injorancës.