Jimmie Åkesson është lajmi i zgjedhjeve që mbahen më 11 shtator në Suedi. Drejtues demokratëve suedezë, ai përshkruhet nga gazeta e BE-së, “Politico” si një përfaqësues karizmatik, populist i të djathtës ekstreme që mund të trondisë sistemin politik të vendit.

Është koha që populli suedez të na japë një shans. Është koha që të na jepet shansi që ta bëjmë Suedinë sërish ta madhe, citohet në një ndër deklaratat e veta ai. Një formulë e njohur tashmë që ngjiti kaq shumë në një pjesë të spektrit politik perëndimor.

Åkesson nuk pritet të jetë kryeministër, por ai konsiderohet si dikush që ka shanse reale të diktojë politika në qeverinë e ardhshme të vendit.

Partia e tij i ka rrënjët në grupet neonaziste që nisën të vepronin aktivisht në vitet ’90, tregues ky i një procesi të qëndrueshëm fermentimi politik që ka ardhur në ngjitje. Sondazhet tregojnë se partia në fjalë mbështetet nga 22% e votuesve, me vetëm 6% diferencë nga partia aktuale në pushtet, socialdemokratët me 28%.