Sot MekuliPress do ju sjellë një thënie të poetit, prozatorit, humanistit, atdhetarit, publicistit dhe politikanit shqiptar, Dritëro Agolli:

“Ç’pret nga një botë ku i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi.”

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve kombëtare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë.

Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën në kulturën shqiptare.