Si pjesë e një diete të kontrolluar, ky lloj i frutave të thata zvogëlon yndyrën totale dhe dhjamin. Kjo, e konfirmuar nga shumë studime shkencore, siç do të mund të lexoni në vijim…

Receta për gjalpë dhe qumësht bajamesh nga duart tuaja

Për të mos u shëndoshur, dhe për të humbur në peshë, nuk është i këshillueshëm një ushqim me 600 kalori në orë.

Por përdorimi i frutave të thata, si bajamja mund të ketë një efekt vërtet të jashtëzakonshëm.

REZULTATET E STUDIMIT

Ky është rezultati i një studimi të sapopublikuar në The Journal of Nutrition.

Në këtë hulumtim, të kryer në Universitetin e Purdue të ëest Lafayette, Indiana (USA), 86 të rritur që ishin mbipeshë ose obezë ndoqën dy dieta me kalori të ulët, e njëjta gjë si dhënia e energjisë, por me bajame (15% e totalit të kalorive, mesatarisht 38 gram në ditë) ose pa atë.

Pas tre muajsh, humbja e peshës ishte e ngjashme në të dy grupet, por reduktimi total i yndyrës ishte më i madh (rreth një kilogram) tek ata që kishin marrë pjesë në dietën me bajame dhe kishin një humbje më të madhe të dhjamit (më i rrezikshmi sepse shoqërohet edhe me rrezikun e sëmundjeve të zemrës).

ALTERNIMET E FRUTAVE TË THATA

Një nga hipotezat e kërkuesve ka të bëjë me përmbajtjen e lartë të yndyrave të pangopura të bajameve, të cilat në prani të kufizimit kalorik, do të rrisnin oksidimin e yndyrës me zvogëlimin e dhjamërave.

“Përveç këtij roli të mundshëm të acideve yndyrore të pangopura – shton Mariangela Rondanelli, profesoreshë e shkencave dhe teknikave dietike të aplikuara në Universitetin e Pavias – edhe përmbajtja e lartë e fibrave dhe proteinave të bajameve mund të ndihmojnë në shpjegimin e rezultatit.

Fibrat dhe proteinat, në fakt, mund të ndihmojnë për të rritur ndjenjën e ngopjes.

Gjithashtu falë magnezit dhe fosforit, tyrosinës dhe triptofanit, të gjitha substancat e përfaqësuara mirë në bajame, mund të luajnë rol në përmirësimin e tonit të humorit që ndihmon efikasitetin e dietës.

Edhe nëse këto vëzhgime duhet të konfirmohen, duhet të mbahet mend se frutat e thata me vaj janë ndër ushqimet më të vlerësuara nga hulumtimet e fundit, veçanërisht për rolin e mundshëm mbrojtës të sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa lloje të kancereve.

Nëse arrat, në të vërtetë, janë të pasura veçanërisht me acid alfa linolenik (një acid yndyror i serisë omega 3, tek arrat e pishës ka me bollëk proteina dhe magnez, tek bajamet ka fibra dhe tek lajthitë vitamina E është një antioksidues i fuqishëm.

Imazh i ngjashëm

PËRGATITJA E GJALPIT ORGANIK TË BAJAMES NGA DUART TUAJA

Nuk është e thënë që bajamet veç t’i hani të thata.

Për më tepër, nëse dëshironi që t’ua jepni fëmijëve apo pleqve, ato nuk do t’i konsumojnë dot?

Cfarë të bëni atëherë?

Mund t’u përgatisni qumësht bajamesh ose gjalp dhe t’u lyeni bukën (madje edhe bukën mund t’ua përgatisni me miell bajamesh).

Kështu, anëtarët tuaj të familjes do të marrin të gjithë ushqyesit e vlefshëm që kanë bajamet, për të cilat folëm më sipër.

PËRBËRËSIT

2 filxhanë me bajame.

Gjysëm luge caji me kripë (alternative)

1-2 lugë gjelle me vaj ulliri

Rezultate imazhesh për butter almond

PERGATITJA :

Vendosni 2 filxhanet me bajame dhe kripën në mikser.

Miksojini derisa bajamet të bëhen në trajtë pluhuri.

Vazhdoni përzierien.

Në këtë pikë është e nevojshme të shtohet vaji i ullirit.

Vazhdoni me miksimin derisa të marrë pamje dhe përmbajtje gjalpi.

Ruajeni në një enë të thatë për disa javë.

VARIANTET E GJALPIT TË BAJAMEVE

GJALPI ME MJALTE I BAJAMEVE: Për përgatitjen e këtij gjalpi zëvendësojeni një lugë të vajit të ullirit, me një lugë mjaltë.

GJALPI ME KANELLË DHE ARRË: Përdorni arrat ne vend të bajameve dhe zëvendësoni një ose dy lugët e vajit të ullirit, me shurup panje. Shtoni një lugë gjelle kanellë.

Rezultate imazhesh për qumesht bajame

QUMËSHT BAJAME NË KUSHTE SHTËPIE PËR LINJA TË PËRSOSURA TRUPORE

Qumështi i bajames është një burim alternativ i marrjes së vlerave ushqyese, për të gjithë ata që nuk duan të pijnë qumësht me prejardhje shtazore (lope, deleje, dhije etj).

Përbën burim i rëndësishëm kalciumi dhe tretet shumë lehtë. Konsumi i përditshëm i tij është vërejtur se ndihmon në përsosjen e linjave trupore, sidomos pas lindjes… por, dhe në ruajtjen e peshës normale…

Çfarë do të nevojiteni për përgatitjen e qumështit në fjalë?

1 filxhan bajame (mundësisht organike)

2-3 filxhanë me ujë (varet sa i trashë doni të jetë qumështi)

1 enë (mesatare) me ujë (për zbutjen e bajameve)

1 lugë gjelle mjaltë ose melasë

PËRGATITJA

Si fillim, hidhni bajamet në një enë me ujë që të zbuten për rreth 8-10 orë.

Në vazhdim, vendosini (bajamet) në makinën grirëse (blender) bashkë me mjaltin dhe 2-3 filxhanët me ujë (varet nga trashësia e qumështit që ju doni).

Pastaj kullojeni dhe qumështin e mbledhur ruajeni në një vazo prej qelqi në frigorifer për 48 orë.

Konsumojeni, çdo mëngjes, para se të filloni angazhimet e ditës…

*240 ml qumësht bajameje përmban vetëm 30-40 kalori, 2.5-3 gr yndyrë, 1 gr proteinë, 1 gr fibra bimore dhe shumë vitamina e minerale të dobishme për trupin.

Qumështi i bajames përmban yndyrna të pangopura që ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Nuk ka yndyrna të ngopura, kolesterol apo laktozë.

Gjithashtu, përmban nivele të larta mangani, seleni dhe vitamine E.

Mangani luan rol të rëndësishëm në aktivizimin e enzimave të trupit.

Vitamina E mbron membranat qelizore duke shkatërruar radikalet e lira që shkaktojnë dëmtime.

Ndërsa kaliumi kontribuon në ruajtjen e presionit të gjakut.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress