Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Sali Berisha i bëri thirrje Lulzim Bashës që të flasë dhe të bëjë transparencë lidhur me financimin e aluduar rus në parti, në 2017.

Berisha tha se sot u vendos ngritja e grupit të auditimit për financimet në PD. Kryedemokrati tha se do të pritet që të hetohet dhe të zbulohet se çfarë ka ndodhur më këto para.

Lexo më tej: Lobimi rus/ PD ngre një grup pune, nisin hetimet për Lulzim Bashën
Berisha tha se një Bashën e ka shpëtuar një herë Edi Rama, kur sipas tij mbylli dosjen e Rusisë. Por, sipas Berishës, tani duhet të mbajë përgjegjësi.

“Ky është një akt shumë i rëndë për PD, ky është shkelmim, por do theksoj tre gjëra. E para gjer sot nuk ka asnjë individ në PD që të ketë patur dijeni për financime ruse, akt personal i Bashës. Së dyti, në 2018 kur ambasadori amerikan më ka sjellë një dosje, ka pasur vetëm një artikull të “Mother Jones” dhe fletës se provonte se “Muzin” është lobist i PD. Kaq kishte. Në prill pas zgjedhjeve në 6 bashki, disa bashkatdhetarë më kanë informuar nga New York se kanë firmosur. Por s’kanë dhënë asnjë qindarkë siç mashtronte Basha.

Pasi u bënë tre burime kam dalë në media dhe kam akuzuar Ramën se mbylli dosjen e Rusisë. Sot kryesia ka vendosur të ngrejë një komision auditi për këtë aferë. Ai duhet të thotë ku i mori paratë dhe si i dërgoi në Skoci. E shpëtoi një herë Rama, por kjo çështje është shumë serioze dhe ai nuk mund ta trajtojë ndryshe. Por të bëjë transparencë të plotë se ka drejtuar këtë parti, ndonëse ju e dini që gjënë më të lehtë ka gënjeshtrën. Edi Rama deklaroi edhe para një jave se ato e dinim që janë para ruse. Por faktikisht bëri gjithçka për të mbyllur dosjen, për të marrë peng kryetarin e PD. Komisioni që ngritëm sot do të hetojë, asgjë s’ka lënë në zyra i ka marrë dhe hard disk, por me ato që mund të hetojë, të informojë këshillin kombëtar dhe opinion publik”, tha Berisha.