Kemi folur shpesh për mikroplastikë, fragmente plastike më të vogla se 5 milimetra që ndotin oqeanet, plazhet e deri në stomakun tonë. Kushërinjtë e tyre më të vegjël (në madhësi) janë nanoplastika, copa të vogla plastike më të vogla se një mikrometër (ose njëqind milimetër) të cilat, sipas asaj që u zbulua nga një studim i publikuar në Nano Today, janë në gjendje të ngjiten në zinxhirin ushqimor duke kaluar nga bimët te kafshët.

Procesi u studiua në laborator nga një grup studiuesish, të cilët ushqyen një marule me 250 nm grimca polistiren dhe polivinilklorur (PVC). Pas 14 ditësh, marulja u ushqye me larvat e mizave ushtar të zeza (Hermetia illucens) të cilat pas pesë ditësh të tjera u bënë ushqim për peshqit e quajtur rutiles (Rutilus rutilus). Pasi zinxhiri u kompletua, studiuesit disseksionuan dhe ekzaminuan indet e secilës bimë dhe kafshë të përfshirë në eksperiment.

Ka një lajm të mirë dhe është se në speciet e studiuara nuk ka pasur biozmadhim, një fenomen që sheh një grumbullim kimikatesh teksa shkojnë lart në zinxhirin ushqimor (ndodh, për shembull, me merkurin).

Megjithatë, analiza zbuloi praninë e nanoplastikës në gushat, mëlçinë dhe zorrët e peshkut, në gojën dhe të brendshmet e insekteve dhe në gjethet e marules. Për më tepër, dy llojet e plastikës silleshin ndryshe: marulja thithte më pak polistiren dhe më shumë PVC, dhe për këtë arsye ky i fundit u gjet në sasi më të mëdha tek insektet dhe peshqit.

“Duke pasur parasysh rezultatet e eksperimenteve tona, prania e grimcave plastike në tokë mund të lidhet me një rrezik të mundshëm shëndetësor për kafshët dhe njerëzit”, shpjegon Fazel Monikh, koordinator i kërkimit. Në veçanti, shqetësimi i ekspertëve është se këto fragmente plastike janë aq të vogla sa të mund të kalojnë nëpër barriera të ndryshme fiziologjike, ndryshe nga, për shembull, mikroplastika. “Ka një nevojë urgjente për të hetuar më tej çështjen,” përfundon Monikh.

Edel Strazimiri