Qeveria e Kosovës i ka ekzekutuar pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit.

Lajmin e ka konfirmuar Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Janë ekzekutuar dhe kanë filluar të dalin”, tha Ibrahimi.

Ministria e Financave njoftoi sot se do të mund t’i ekzekutojë pagesat për mësuesit, por vetëm si paradhënie, pasi t’i konfirmohen listat për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës.