MekuliPress ju sjellë një letër të Lasgushit dërguar nënës. Është një letër e padjallëzuar ku i biri nderon deri në përulësi nënën e vet.

Ja letra e Lasgushit për nënën:

Zonjës Kostandina Gusho.
Rruga Naim Frashëri
Pogradec
Tiranë, 22 Qershor 1939.

Nëna ime e dashur,
Dyke dashur të martohem me një çupë pe shkolle që më ka hije, kërkoj lejën t’ënde. Çupa ka mbaruar përpara tetë muajsh Institutin “Nëna e Skënderbeut” dhe bën vjersha. Është një lesh-verdhë e hollë, ashtu siç më pëlqen mua po më shumë se këto, më pëlqen mëndja dhe shpirti i saj.

I-ati ka qënë oficer po është vrarë prej kohe për Shqipërinë, ay kishte dy dekorata. Unë me çupën jam njohur përpara dy vjetëve kur ajo ishte nxënëse në klasën e tetë. Kish ardhur klasa e VII-të dhe e VIII-të e Institutit nënë udhëhëqjen e kujdestares së tyre, të vizitojnë Ekspozitën e Rilindjes ditën e 25-vjetorit. Emri i çupës është Nafije Mema, ajo është një atdhetare e përvëluar si dhe unë.
Ju dërgon të gjithëve shumë të fala dhe ty, nëna ime e dhemshur, të puth dorën me dashuri dhe me nder të math.

Djali yt Llazar.