Nga Ilir Canhasi
Cili ishte njeriu i parë që më mbushi sytë me lot në vitet e para të qëndrimit tim në Suedi?
Ky njeri ishte z.Lutfi Kolgjini.

Kush ishte Lutfi Kolgjini?
Lutfi Kolgjini ka lindur në vitin 1959 në Ferizaj të Kosovës. Familja e tij iku në Ferizaj nga Kukësi i Shqipërisë në fund të viteve 1960. Prej aty ata kaluan në Malmö në vitin 1967, kur Kolgjini ishte tetë vjeç.

Ai ishte personi i parë në Suedi që mbante shqiponjën dykrenore në kapelën e tij kur ai bënte gara me kuaj, gara që e bënë atë fitues të shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ishte kampion i botës dhe kishte thyer rekorde botërore.

E pra miq të dashur ky ishte Kolgjini, i vetmi shqiptar që në vitet 90-ta, bëri që me punën e tij sportive dhe ftuarjen e tij në shumë intervista televizive dhe media, që e tërë Suedia të mësonte sado pak se kush ishin shqiptarët.

Na mbushte zemrat plot dashuri dhe na bënte krenar gjithë shqiptarët që jetonim në Suedi.
Lutfiu ishte edhe një kontribues i madh në luftën e fundit 1999 në Kosovë.
Sot, ai është trener i kalorësve dhe ka biznesin e tij në Vomb jashtë qytetit Lund.
Unë i dëshiroi atij dhe familjes së tij një jetë të lumtur dhe me plot shëndet!
Faleminderit për gjithë ato që ke bërë për popullin tonë!

Ps.:
Edhe pas 30 viteve qëndrimi në Suedi, unë nuk pata rastin asnjëherë ta takoi këtë njeri me zemër të madhe.