Ministri gjerman: Ukrainës i kemi dërguar sistemin gjerman të mbrojtjes ajrore Iris-T

Ukraina ka marrë sistemin modern të mbrojtjes ajrore Iris-T nga Gjermania, kjo sipas deklaratës së qeverisë gjermane. Sistemi i mbrojtjes mund të mbrojë një qytet të tërë.

Ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht premtoi gjatë një vizite në Odesa më 1 tetor se sistemi i parë Iris-T do të dorëzohej brenda “disa ditësh”.