Një vëzhgim i kryer nga ‘WWF Living Planet’ dëshmon se për 50 vjetët e fundit popullsitë e kafshëve të egra janë reduktuar me 70%.

Të dhënat janë vjelë nga 32 mijë popullsi për 5000 specie gjitarësh, zogjsh, amfibësh, reptilësh dhe peshqish dhe ato flasin për humbje shkatërruese në mbarë globin.

Aktiviteti i njeriut konsiderohet shkaktari kryesor i kësaj humbjeje të madhe që cilësohet e jashtëzakonshme.

Sipas të njëjtit vëzhgim në rajonet me biodiversitet të pasur si Amerika Latine dhe karaibet, treguesit e humbjes së kafshëve shkon deri në 94%. Planeti tokë është në rrezik nga njeriu.